Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë një bisedë përmes videolidhjes me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin.
Kjo është bërë e ditur përmes një shkrimi në Facebook, nga Besnik Kelmendi që është këshilltar i partisë CDU në Gjermani.
Ai ka shkruar se Merkel dhe Kurti do të bisedojnë me theks të veçantë për situatën pas përhapjes së koronavirusit si dhe për çështje të tjera.
“Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane”.
“Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do te bisedohet edhe për situatën politike ne Kosove. Ku do te diskutohet edhe për mocionin e qeverise nga ana e LDK”, ka shkruar ai.
Merkel ditë më parë ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.