Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me rastin e vdekjes së senatorit amerikan, John McCain, i ka shprehur ngushëllime gruas dhe fëmijëve të tij.
Merkel ka çmuar lartë jetën dhe veprën e senatorit amerikan duke e cilësuar atë si një nga personalitetet e mëdha politike të kohës sonë.
“Senatori McCain ishte njëri nga personalitetet e mëdha të kohës sonë, një luftëtar i palodhur për një aleancë të fortë transatlantike; qëllimi i tij shkonte përtej vendit të tij.
Ne kemi humbur një person që guximi personal dhe sinqeriteti i tij e formësuan punën e tij politike”, ka shkruar Merkel.
“John McCain u udhëhoq nga bindja e vendosur se çdo punë politike duhej të shkonte në shërbim të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Vdekja e tij është një humbje për të gjitha ata që e ndajnë këtë bindje”, ka shtuar ajo.