Aktorja e njohur, Angelina Jolie, i ka kushtuar një shkrim refugjatëve në tërë botën.
Sipas People, ajo për Time Magazine ka shkruar esen me titull “Çfarë i detyrohemi refugjatëve”.
Jolie aty ka shkruar që të gjithë njerëzit meritojnë të trajtohen mirë dhe pa dallim.
“Çdo kush meriton të trajtohet me dinjitet. Por duhet të jemi të qartë se sipas ligjeve ndërkombëtare, nuk është opsion për të ndihmuar refugjatët por është obligim”, ka shkruar Jolie.