Angelino është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në Evropë, pasi ka kaluar nën drejtimin e Julian Nagelsmann te RB Leipzig.
Spanjolli para disa javësh u ble përfundimisht nga klubi gjerman ku ishte në huazim, pasi Leipzig pagoi klauzolën në vlerë 18 milionë euro.
Fillimisht Angelino shpresojë që do të kishte një rast për të shkëlqyer me Manchester Cityn, pasi klubi anglez vendosi ta riblejë nga PSV Eindhoven.
Sidoqoftë, pas vetëm gjashtë muajsh pune nën drejtimin e Pep Guardiola në Manchester, Angelino u largua drejt RB Leipzig në afatin kalimtar të janarit 2020.
“Pep më vrau edhe vetëbesimin tim. Pas lëvizjes time nga [PSV] Eindhoven përsëri në City [në 2019], ai tashmë më kishte gjykuar në dy ndeshje para-sezonale dhe nuk më dha një rast të vërtetë përsëri pas kësaj. Më vrau”, ka thënë Angelino për Bild.
“Ishte një përvojë 50/50. Nga njëra anë mësova shumë nga Pep, ai më përmirësoi si lojtar në fushë dhe duhet të jem mirënjohës edhe për përvojën”.
“Në anën tjetër nuk luaja aq sa doja ose e meritoja”, ka thënë spanjolli.
Angelino ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 31 ndeshje deri më tani këtë sezon.