Guardiola e dëshiron Modricin te Man City

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Modric tani është 36 vjeçar, por ai mbetet ende njëri nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.

Megjithatë, mesfushori kroat ka një kontratë afatshkurtër në Real Madrid që do të skadojë në verën e vitit 2022.

Situata e tij ka bërë që ‘veterani’ kroat të lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu dhe nuk mungojnë klubet e interesuara.

Manchester City thuhet se e do transferimin e Modricin si lojtar të lirë në verën e ardhshme.

Sipas mediumit El Nacional, trajneri Guardiola do të mirëpriste një mundësi për të shtuar Modricin në radhët e tij te City.

Ndryshe, Modric në të kaluarën ka luajtur në Ligën Premier me Tottenham Hotspur, ku ka shkëlqyer deri tek transferimi i tij te Reali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme