Anglia kundër Kosovës, do të mund të luhet në stadiumin “St Mary” të Southamptonit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e EURO 2020-s.
Duelin e 10 shtatorit, sipas Sky Sports News, Anglia mund ta zhvillojë në stadiumin prej 32 mijë ulësesh, aty ku i zhvillon ndeshjet skuadra e Premier Leagues, Southampton, njëherësh stadiumi më i madh në jug-lindje të Anglisë, transmeton KTV.
Ende nuk është zyrtare, por Sky Sports News shkruan se Anglia do të mund të luajë në këtë stadium, që do të ishte hera e parë që nga viti 2002, që kombëtarja e albionëve do të luajë në këtë stadium.