Përfaqësueset e Suedisë dhe ajo e Anglisë, por edhe tifozët e tyre, janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ndeshja çerekfinale e botërorit “Rusia 2018”.
Këto dy përfaqësuese përballen të shtunën (sot) prej orës 16:00 në Samara, në çerekfinalen e tretë të botërorit, transmeton Koha Ditore.
Pavarësisht cili ekip avancon tutje, do të jetë një e arritur e jashtëzakonshme, para së gjithash për faktin se si Suedia ashtu edhe Anglia presin thuajse një çerekshekull për të luajtur në gjysmëfinale të botërorit.
Për Suedinë, nëse avancon në gjysmëfinale, do të jetë hera e parë që nga Botërorit i mbajtur në SHBA në vitin 1994. Në SHBA suedezët përfunduan në vend të tretë. Anglia së fundi në mesin e katër ekipeve më të mira në botë ishte pak më herët, në vitin 1990 në Itali. Përfundoi në vend të katërt.