Anglia nuk do të vendosë masa të reja para Vitit të Ri

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se nuk do të vendosen kufizime të reja kundër koronavirusit para Vitit të Ri.

Por, ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm gjatë festimeve të fundvitit, duke rekomanduar që të festohet në ambiente të hapura festa e Vitit të Ri, nëse një gjë e tillë është e mundshme.

“Kur të hyjmë në vitin e ri, natyrisht se do të shikojmë nëse duhen masa shtesë, por deri atëherë nuk do të ndërmarrim masa të tjera”, tha ai.

Ndërkaq, Anglia ka raportuar rekord rastesh të reja me koronavirus gjatë Festës së Krishtlindjes.

Më 25 dhjetor, ky shtet regjistroi 1113,628 raste të reja me koronaviurs, ndërkaq më 27 dhjetor, numri i infektimeve të reja ishte 98,515.

Vendimi për të mos ndërmarrë masa të reja në Angli vjen disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson u informua për situatën epidemiologjike në këtë shtet nga zyrtarët shëndetësorë.

Gjetjet e para nga infektimet që ndodhën javën e kaluar, sugjerojnë se njerëzit e infektuar me variantin e ri Omicron të koronavirusit, kishin më pak gjasa që të shtroheshin në spital. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se do të vazhdojnë ta analizojnë situatën me këtë variant, që është më i transmetueshëm.

Sipas Javid, 90 për qind e rasteve në mbarë Anglinë janë me variantin Omicron.

Të dhënat e fundit tregojnë se spitalet në Angli, aktualisht janë të shtrirë 8,474 pacientë me koronavirus, që është shifra më e lartë e hospitalizimeve që prej muajit mars.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka përshpejtuar fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, me qëllim që t’i kundërpërgjigjet përhapjes së Omicronit, variant që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme