“Tre Luanët” e nisen me fitore aventurën në Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke mundur Tunizin, me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit G.
Anglezët është dashur të djersitën goxha shumë për të marrë trepikëshin e parë në këtë Botëror, sepse Tunizia u shfaq ekipe mjaft e fuqishme gjatë terë ndeshjes.
Është Herry Kane, njeriu i fitores për Anglinë, duke realizuar dy gola në minutën e 11-të dhe 92-të, kurse, për Tunizinë e realizoi Sassi në minutën e 35-të.
Anglia dhe Belgjika kryesojnë Grupin G me nga tri pikë, kurse, Tunizia dhe Panama duhet të kërkojnë pikë në sfidat e ardhshme.