Kryeministri britanik, Boris Johnson, mbrëmë ka njoftuar se Anglia do të hyjë në bllokadë të re që do të zgjasë të paktën deri në mes të shkurtit.
Anglia është duke u përballur me një përhapje të shpejt të variantit të ri të Covid-19, shkruan Euronews.
Johnson tha se kufizimet kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi teksa shkollat fillore, të mesme dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen.
Studentët nuk do të kthehen në universitet dhe restorantet do të lejohen vetëm të ofrojnë shërbime merr me vete (take away).
Johnson tha se masat janë të nevojshme për të shmangur mbingarkesën e shërbimit shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar, pasi vendi është duke u përballur me rritje të viktimave si pasojë e Covid-19.
“Ndërsa flas me ju sonte, spitalet tona janë nën shumë presion nga Covid sesa në çdo kohë që nga fillimi i pandemisë,” tha ai.
“Unë e di se sa e vështirë është kjo. Unë e di se sa të irrituar jeni. Tani më shumë se kurrë duhet të bashkohemi”, tha mbrëmë Johnson teksa njofti për bllokadën e re.