Anglia ka miratuar dozën përforcuese të vaksinës Anti-Covid për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar.
Duke filluar nga e hëna fëmijët më të rrezikuar dhe ata me sistem të dobët imunitar do të mund të marrin dozën përforcuese pas dy dozave kryesore.
Gjithashtu edhe adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të marrin dozën përforcuese.
Anglia ka regjistruar 15,217,280 raste dhe 151,987 viktima që nga fillimi i pandemisë.