Anglia në gjysmëfinale të Kupës së Botës, eliminohet Suedia

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 17:59 | Nga

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj asaj të Suedisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e vlefshme e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Anglia ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pas një fitore bindëse ndaj Suedisë.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Tre Luanëve, të cilët dominuan me topin dhe rastet e krijuara, teksa shënuan edhe një gol.

Rastet më të mira në këtë gjysmë pjesë ishin ai i Harry Kane (19′) dhe Raheem Sterling (45′), por goli erdhi nga mbrojtësi Harry Maguire (30′), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Ashley Young.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por ishin përsëri vetëm anglezët që arritën të gjejnë golin.

Suedezët rrezikuan të parët në minutën e 47-të me anë të Marcus Berg, por anglezët gjetën golin në minutën e 59-të me Dele Alli, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Jesse Lingard.

Suedia përsëri provoi të kthehet në lojë me sulmuesin Berg (72′), por duke mos arritur ta gjej rrugën e golit dhe në fund Anglia fitoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Anglia e sheh veten në gjysmëfinale dhe e pret fituesin e ndeshjes Rusi-Kroaci.

https://www.dailymotion.com/video/x6nwgyj

https://www.dailymotion.com/video/x6nwibt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme