Anglia niset drejt Kosovës me dy mungesa të mëdha

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Joe Gomez ka braktisuar skuadrën e Anglisë shkaku i një dëmtimi dhe do të humbasë ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës.

Mbrojtësi i Liverpoolit është vërshëllyer në ‘Wembley’ në fitoren 7:0 të Anglisë kundër Malit të Zi, pas grindjes së tij me Raheem Sterling, në fillim të kësaj jave.

Përveç Gomez, tek ‘Tre Luanët’ do të mungojë edhe Jordan Henderson, i cili ka një infenksion.

Në një komunikatë të Kombëtares së Anglisë thuhet se Jordan Henderon dhe Joe Gomez do të humbasin ndeshjen kundër Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet ditën e diel me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme