Përfaqësueses së Kosovës në futboll do t’i prishet paksa rehatia për ndeshjen e nëntorit.
Ajo nuk do të mundë të akomodohet në hotelin që e shfrytëzon tash e sa vjet – “Emerald”, që është në periferi të Prishtinës, kur të vijë koha të ndeshet me Anglinë, në kuadër të eliminatoreve për “Euro2020”.
Kjo pasi Federata e Futbollit e Anglisë (FA) tashmë e ka rezervuar hotelin për ditët sa do të qëndrojë në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit A dhe zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan sot Koha Ditore.
Rezervimi nga Federata angleze është konfirmuar edhe nga hoteli “Emerald”. Thonë se të 126 dhomat janë të zëna për kohën sa do të qëndrojë nga Anglia.
Federata angleze është kujdesur ta bëjë rezervimin tetë muaj para zhvillimit të këtij dueli dhe ka kërkuar që asnjë mysafir të mos jetë i pranishëm në hotel gjatë kohës së qëndrimit të përfaqësueses së saj.