Anija “Butrinti” e Forces Detare të Shqipërisë, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrante (40 burra dhe 10 gra).
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se gomonia ishte nisur nga Çeshme drejt ishullit te Chiosit.
Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex.
Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Çeshmes.