Anija me emigrantë mbërrin në Spanjë pasi u refuzua nga Italia dhe Malta

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Një anije spanjolle, në të cilën ishin mbi 300 emigrantë të shpëtuar në det, ka mbërritur në Spanjë, duke përfunduar një udhëtim disa ditor përgjatë Mesdheut Perendimor.

Anija e drejtuar nga grupi jofitimprurës “Proaktiva open arms” mbërriti në portin spanjoll të Algericas të premtën.

Anija i shpëtoi emigrantët në ujërat pranë Libisë, javën e kaluar, por iu desh të udhëtonte në Spanjë, pasi Malta e refuzoi atë të ndalet në brigjet e saj, ndërsa Italia dhe vendet e tjera refuzuan të ofronin ndihmë.

Në qershor, Spanja hapi portet e saj edhe për një anije tjetër të ndihmës me mbi 600 emigrantë pasi Italia dhe Malta e kishin refuzuar të ndalojë në portet e tyre.

Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve te Bashkuata, mbi 2,200 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun përmes anijeve të ndryshme të trafikantëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme