Një anije e mbushur me 91 migrantë që u nisë nga Libia për në Evropë thuhet se është zhdukur në Mesdhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, varka mbante kryesisht migrantë afrikanë, ndërsa u nis nga kryeqyteti Tripoli të Libisë, më 8 shkurt.
Osman Haroun është një i afërm i njërit prej pasagjerëve në atë varkë, ndërsa thotë se nuk ka dëgjuar për 27 vjeçarin Mohamed Idris, njashtu edhe për 10 miqtë e tij të tjerë që ishin në atë udhëtim.
“Është hera e parë që kam dëgjuar për këtë ndodhi”, ka thënë Haroun për Associated Press.
“Zakonisht për udhëtimet që organizohen jashtë vendit dëgjon lajme për ta brenda disa orësh, ndërsa askush nuk ka parë as mbetjet e anijes”, ka shtuar ai.
Lajmet për varkën e humbur vijnë midis kritikave për mungesën e misioneve të shpëtimit të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe.
Raportohet se është dëgjuar një linjë telefonike krize për migrantët që kanë pasur nevojë për shpëtim në det, ndërsa kjo tërhoqi vëmendjen të enjten.
Aty thuhej se një varkë e zezë gome me 91 persona në bord, bënte thirrje për rrezik nga ora 03:30 të mëngjesit të datës 9 shkurt.
Ndërkaq pasagjerët arritën të shpërndajnë koordinatat e tyre të GPS pak minuta më vonë, të cilët gjendeshin në ujërat ndërkombëtare në veri të Libisë.
Linja telefonike iu përcjell SOS autoriteteve italiane dhe malteze, si dhe rojës bregdetare të Libisë, një forcë e stërvitur nga BE, e cila patrullon ujërat mesdhetare dhe përgjon migrantët në rast se prekin brigjet evropiane.
Rojeve bregdetare libiane iu deshën pesë orë për t’iu përgjigjur kërkesës urgjente të linjës telefonike, ndërsa u raportua që ata dërguan dy anije për të kërkuar anijen e zhdukur.
Mirëpo, alarmi për ndihmë humbi kontaktin me varkën më shumë se dy orë më vonë, kur dëgjoi njerëz të prekur nga paniku, dhe deklaruan se motori u kishte dështuar.