Bashkëshortja e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, Anita ka thënë për Klan Kosovën se vendimi për lirimin e bashkëshortit të saj nga Gjykata e Colmarit të Francës është vendimi që është dashur të jetë dhe është i drejtë.
“Ky ka qenë vendimi që është dashur të jetë, vendimi i duhur”.
“Nuk ka pasur nevojë fare të ndodhë sepse ne si shqiptarë kemi bërë luftën e pastër dhe të drejtë dhe të drejtën tonë nuk mund të na mohojë askush andaj vendimi është ai që është”.
Anita Haradinaj ka thënë se lirimi i bashkëshortit të saj është dhurata më e mirë për djalin e tyre, Gjinin që sot bëhet 13 vjeçar.
“Kjo patjetër që është një dhuratë e mirë për Gjinin dhe ai do të gëzohet, uroj ashtu sikur për Gjinin më të mirën për fëmijët e Kosovës sepse gjithë kjo sakrificë e Kosovë ndër breza është bërë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të brezave që do të vijnë”.
“Besoj që ata do të kenë një të ardhme më të pastër dhe do të kenë mundësi të jetojnë në Kosovën e lirë “, ka thënë ajo.
Bashkëshortja e Haradinaj, Anita ka thënë se bashkëshorti i saj kthehet sonte.
“Pritet që ai të arrijë në Aeroport diku rreth orë 19:30 – 20:00, në orën 20:00 do të ketë tubim te sheshi “Zahiri Pajaziti” ku Ramushi do t’i drejtohet qytetarëve”.
Ajo ka thënë poashtu se ka biseduar me bashkëshortin e saj pas lirimit, dhe se edhe ai e ka pritur këtë vendim duke e cilësuar si “të drejtë”.
“Edhe Ramushi pajtohet me mendimin tim se ky është vendimi i duhur që është dashur të jetë”.