Anita pyet Ramushin çfarë do bëjë për gratë e dhunuara gjatë luftës

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 08:26 | Nga

Aleanca e Grua së Kosovës sot ka mbajtur një tubim ku pjesëmarrës ka qenë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

E veçanta e këtij takimi ishte kur bashkëshortja, Anita Haradinaj iu ka drejtuar kandidatit për kryeministër me një pyetje në rolin e gruas kosovare.

Anita ka shprehur interesim se çfarë do të bëjë Ramushi si kryeministër me kategorinë e grave të dhunuara gjatë luftës, raporton lajmi.net.

Haradinaj iu është përgjigjur duke thënë se përpos pensioneve që do t’iu ndahen duhet të aftësohen ekipe për t’iu qëndruar afër në rrugëtimin e tyre të jetës.

“Janë rreth 20 mijë gra të dhunuara kjo është një plagë e madhe e luftës. Përpos ligjit që duhet funksionalizuar edhe shoqëria duhet t’i ndihmojë ato. Duhet caktuar pensionet dhe duhet të aftësojmë ekipe që t’iu qëndrojnë afër në rrugëtimin për secilën”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme