Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë mbahet më 10 mars

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 10 mars të këtij viti do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme