Ankesa për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, palët raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 11:05 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka vendosur që gjatë kësaj jave të ftojë në raportim përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe palët ankuese lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Propozimi për thirrje në raportim u dha nga kryesuesja e Komisionit Duda Balje i cili u miratua nga anëtarët tjerë.

Në këtë mbledhje u tha se ka pasur një numër të madh të ankesave sa i përket zgjedhjes së zëvendës së Avokatit të Popullit.

Komisioni nisi me kërkesën e Duda Bajle mbi shqyrtimin e ankesave, të cilat kanë të bëjnë me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të popullit.

Saranda Bogujevci, anëtare e Komisionit tha se janë një numër i madh i ankesave dhe se duhet kërkuar nga Avokati i Popullit që të informojë se cilat nene janë shkelur në këtë proces.

“Mendoj që mundemi me shkrim me kërkuar nga institucioni i Avokatit të Popullit se prej cilave nene u është mohu e drejta, ose me thirr vet avokatin e popullit”, tha Bogujevci.

Në anën tjetër Eliza Hoxha, tha se duhet parë se nga kush janë këto ankesa dhe se e quajti absurde që ndaj një institucioni siç është Avokati i Popullit me pas aq shumë ankesa.

“Nëse ka ankesa do ishte mirë të dihet nga kush janë që ne si komision ti shqyrtojmë. Është absurde që me pas kaq shumë ankesa ndaj një institucioni të tillë”, tha Hoxha.

Të ngjashme