Nënkryetari i Listës Serbe, Srdan Popovic është ankuar duke thënë se votat e ardhura nga Serbia ishin të pambrojtura.
Popovic tha sot se fletëvotimet nga Serbia ishin të pambrojtura dhe të diskutueshme pasi sipas tij anëtarët e KQZ-së nga kjo parti u larguan nga vendi ku po numërohen ato.
“Sipas informacionit të fundit që kemi, në vendin ku janë fletëvotimet, nuk ka njerëzit tanë që mund të sigurojnë numërimin e duhur’, tha ai për RTS.
Ky reagim erdhi pas kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit të dielën.