Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias bëhen prindër për herë të tretë

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë.

Anise çifti e mban shumë të fshehtë jetën e tyre, ka qenë vëllau i Enriques, Julio Iglesias, që ka konfirmuar këtë lajm për një media kiliane, përcjellë Klan Kosova.

Ai ka refuzuar ta tregojë gjininë e fëmijës duke thënë: “Është e fshehtë”, ndërsa ka shtuar: “Vëllai im tash i ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.

Ish-tenistja 38 vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44 vjeçar i kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas.

https://www.instagram.com/p/B7eKA1kBlah/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme