ANP “Adem Jashari” merr çmim për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 20:50 | Nga Hasan Hoti

Limak Kosovo J.S.C. që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka fituar çmim për mbrojtjen e mjedisit. Energy Globe Awards, që në Kosovë organizohet nga Ambasada Austriake, ka mbajtur ceremoninë në të cilën janë shpërblyer pjesëmarrësit në këtë konkurs.

“Energy Globe Awards”, e cila në Kosovë është organizuar nga Advantage Austria (Qendra e Tregtisë së Huaj e Austrisë) ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të praktikave më të mira të cilat ruajnë mjedisin me implementimin e projekteve të ndryshme të vogla apo të mëdha.

Projektet paraqiten nga 177 shtete të botës, nga ato të vogla dhe të thjeshta deri te ato të mëdha dhe të avancuara, dhe më 5 qershor në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit të Botës të Kombeve të Bashkuara shpallen fituesit ndërkombëtar dhe kombëtar të cilët kanë zhvilluar apo implementuar projekte që mbrojnë mjedisin. Ka shumë zgjidhje të ndryshme që vetëm ekzistojnë në botë, për zgjidhjen e problemeve të resurseve të ndryshme si ndotja e ajrit dhe ujit, energjia diellore, erozioni, ndërrimi i klimës, të cilat nuk janë të njohura.

Me shpërblimin e implementimeve të projekteve që ofrojnë zgjidhje të këtyre problemeve, Energy Globe Awards synon që të rrit vetëdijesimin rreth këtyre problemeve dhe projekteve të ndryshme të personave dhe kompanive të cilat punojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit, ka treguar se ky është çmimi i 15-të më radhë që ANP-ja e ka fituar për vitin 2015.

“Është çmim për energji globale, ku kanë konkurruar shumë vende të ndryshme të botës. Siç e dini njëri ndër problemet në botë është problemi me ndotjen e ajrit, ndotjen e tokës dhe të ujit, ndërkaq ne e kemi fituar këtë çmim falë projektit dhe teknologjisë të cilin e kemi në terminalin e ri, duke kursyer ujin e pijshëm rreth 40 apo 47 %, në krahasim me terminalin e vjetër, megjithëse ky terminal tani ka një hapësirë pothuajse tri herë më të madhe”, tha Gara, në një prononcim para kamerës së “Ekonomia Online”.

Limak Kosovo J.S.C. ka ndërtuar një sistem për menaxhimin e ujërave të Aeroport dhe ka reduktuar konsumimin e ujit të pijshëm. ANP ka pasur një sistem të vjetruar të ujit, dhe ka pasur humbje të mëdha. Po ashtu, uji në aeroport ka qenë jo i pijshëm.

Po ashtu, Limak ka bërë të mundur që fshatrat përreth të kenë qasje në ujë të ujësjellësit. Fshatrat afër aeroportit ujin e tyre e kishin marrë nga bunarët e ndryshëm, dhe kanë qenë në rrezik të infektimit, pasi që uji nga bunarët është i patrajtuar. Aeroporti iu ka mundësuar atyre të kenë qasje në ujë të ujësjellësit.

Ndërsa për ujitjen e fushave të gjelbra të aeroportit, është ndërtuar një sistem kur përdoret uji i shiut për ujitje, por vetëm kur ka nevojë për ujitje, diçka që rregullohet me sensorë të ndryshëm.

Sistemi i ujit gjithashtu bën trajtimin e ujërave të zeza, të cilat para ndërtimit të sistemit janë hedhur si mbeturina industriale.

Limak Kosovo J.S.C. është nderuar me çmimin Energy Globe të organizuar nga Ambasada Austriake, për punën që kanë bërë me sistemin e menaxhimit të ujërave të Aeroportit.

cmimet (1)

13620000_920727838073773_8779011545867105037_n

Të ngjashme