Zhvillimi i praktikave të mira mjedisore me qëllim të mbrojtjes së ambientit mbetet një ndërsfidatmë të vështira në industrinë e aviacionit. Duke qenë të vetëdijshëm për impaktin e korporatave në mjedisin ku operojnë, kompania Limak që menaxhon ANP “Adem Jashari” tashmë për disa vite është duke implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Për më tepër, ANP “Adem Jashari” ka thelluar bashkëpunimin me partnerët e tjerë duke i nxitur që të jenë pjesë e këtyre programeve në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribojnë për një mjedis sa më të pastër.
Si rezultat, Akreditimi i Karbonit në Aeroporte ka akredituar ANP “Adem Jashari” në nivelin e tretë(Optimizimi), për menaxhimin e suksesshëm të gazrave serë. Me anë të këtyre politikave të favorshme mjedisore, është arritur që niveli i karbonit për udhëtar të ulet për 23%(tonCO2/udhëtar), ndërkaq në total është arritur që të reduktohet për 6% (tonCO2). Ngritja e ANP “Adem Jashari” në nivelin e tretë të këtij programi e vendosë atë në mesin e 19 aeroporteve anëtare nga 10 vende të ndryshme të Evropës.
Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania ndërkombëtare këshilluese WSP | Parsons Brinckerhoff, të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Evropiane.