ANP pati 173 mijë udhëtarë në prill

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 18:45 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari”, vazhdon që të ketë rritje të perfomancës duke bërë që në muajin prill të këtij viti numri i pasagjerëve të rritet prej 20.74%.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka bërë më dije për RTKlive se numri i udhëtarëve të procesuar në Aeroportin e Prishtinës gjatë muajit prill 2017 është 173 mijë e 96 persona, që shënon një rritje prej 20.74% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani ka arritur ne 530 mijë e 435 pasagjerë, duke u rritur për 7.45%”, ka thënë ai..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme