Evoluimi i basketbollistit Giannis Antetokounmpo në një yll botëror është duke u parë tash e gjashtë vjet. Është manifestuar në ngulitjet atraktive apo bllokadat e jashtëzakonshme, pasimet habitëse apo edhe driblingu për të lënë mbrojtësit të shtangur.
Por Pat Connaughton, një fundor rezervist, nuk kishte pasur mundësinë t’i shihte këto arritje të Antetokounmpos në baza ditore deri verën e kaluar, kur firmosi me Milwaukee Bucksin, duke u bërë bashkëlojtar i Giannisit, shkruan sot Koha Ditore.
“E sheh atë duke bërë gjëra të çmendura dhe shikoj rreth dhe asnjëri nuk reagon”, rrëfen Connaughton.
Për lojtarët që kanë qenë gjatë rreth Antetokounmpos, ato shpërthime të tij nuk janë befasi. Malcolm Brogdon, një fundor me stazh trevjeçar te Milwaukee, u mundua t’i shpjegojë Connaughtonit.