Anulohen aktivitetet për Ditën e Flamurit në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturo-artistike të organizuara nga komuna për nder të festës së 28 Nëntorit.

E vetmja ngjarje që simbolizon këtë festë është ceremonia e zbulimit të shtatores së komandantit Adem Jashari në orën 14:00 në sheshin e qytetit.

Ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme