Anulohen të gjitha fluturimet e parapara për 17 qershor në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 07:15 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha fluturimet e parapara për nesër, 17 qershor, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ANP-ja.

“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

“Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera!”, përfundon njoftimi i shkurtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme