Organizuesit e Eurovision Song Contest kanë marrë vendimin që këtë vit të mos mbahet festivali europian i këngës.
Ata me anë të një lajëmrimi kanë treguar se Eurovision 2020, që është planifikuar të mbahet në Rotterdam të Holandës, do të anulohet për këtë vit.
“Me keqardhje po ju njoftojmë se duhet të lajmërojmë anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam. Gjatë javëve të kaluara kemi hulumtuar për shumë opsione të mundshme që do të lejtonte që Eurosong të vazhdojë. Megjithatë, pasiguria e krijuar me shpërndarjen e COVID-19 nëpër Evropë – dhe kufizimeve të vendosura nga Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse dhe autoritetet Holandeze – do të thotë që Bashkimi i Transmetuesve të Eurovision (EBU), kanë marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet me eventin e drejtpëdrejtë, siç është planifikuar”, thuhet në lajmërimin e EBU.
Ata më tutje shprehin keqardhje që eventi nuk do të mund të mbahet në maj, duke zbuluar se do të vazhdojnë bisedimet për mundësinë që Rotterdam të jetë nikoqir gjatë vitit 2021.
Gjatë këtij viti, dy shqiptarë kanë qenë të kualifikuar për të përfaqësuar shtetet përkatëse në Euroson 2020.
Arilena Ara me “Fall from the sky” do të përfaqësonte Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj, do të prezantohej me emrin Gjon’s Tears me këngën ‘Respondez Moi’, ku do të përfaqësonte Zvicrën.