Është anuluar edicioni online i Hardhfestit. Kjo është bërë e ditur nga vetë organizatorët përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Arsyeja e anulimit thuhet të jetë gjendja aktuale me Covid-19 në vend. Në postimin e tyre thuhet se janë njoftuar nga Policia se nuk do të lejohen tubimet publike.
“Andaj ne si OJQ ‘Hardh Fest’ jemi të obliguar të anulojme të gjitha aktivitetet e parapara në Hardh Fest 2020 ‘Online Edition’”, thuhet në njoftim.