Rahoveci nis përgatitjet për festivalin “HardhFest 2017”

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 09:07 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ka formuar, Këshillin për Organizimin e festivalit të vjeljes së rrushit apo siç njihet me emrin “HardhFest”, i cili edhe këtë vit, do të organizohet nga zyrtar Komunal dhe ata të shoqërisë civile.

Sipas vendimit të nënshkruar, anëtar të Këshillit për Organizimin e festivalit të vjeljes së rrushit “HardhFest 2017” janë: Agron Sokoli, Kryesues ndërsa anëtar janë Emrullah Spahiu, Dea Luma, Agim Haxhimurati, Faton Ejupi, Lulzim Sylejmani, Muhamet Behra, Fehmi Hoxha, Gardalin Shtavica, Haziz Krasniqi, Fadil Bugari, Qamil Sylka, Edon Cana, Ilir Pista, Skender Rama, Betim Zllanoga, Zeqir Pallqa, Bedri Sokoli, Hamit Makshana, Fejzullah Berisha dhe Naser Dula.

Pika e dytë e vendimit ka të bëjë me detyrat Këshillit Organizativ “HardhFest 2017” ku thuhet se Këshilli ka për detyrë të shpërndaj ftesat për grupe dhe individ të rëndësishëm, të ndaj çmime në koordinim me përfaqësuesit e OJQ-së “HardhFest”, të funksionoi si grup avokues dhe promovues duke i bashkërenduar aktivitetet me përfaqësuesit e OJQ-së “HardhFest” .

Bazuar në pikën tre të vendimit, obligimet e këshillit organizativ është që të bëjë, monitorimin e implementimit të aktiviteteve dhe të jap mbështetje në mbarëvajtjen e festivalit “HardhFest-2017”.

Kurse pika katër e vendimit thotë që organizimi dhe ndarja e përgjegjësive, për pjesën operative të festës së vjeljes së rrushit ”HardhFest 2017” i takojnë kryesuesit të Këshillit Organizativ.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme