Njoftim publik për ankand publik për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Njoftim publik për ankand publik për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër

Komuna e Rahovecit njofton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë, në ankandin publik për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër.

Kohëzgjatja e shpalljes së ankandit publik për dhënien e pronave për shfrytëzim afatshkurtër është tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit, në vendet publike, elektronike dhe të shkruara. Oferta dorëzohet e mbyllur nëpërmjet zyrës së prokurimit në Rahovec nga data:04.09.2019, deri me datë 04.10.2019, nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Me 07.10.2019  në ora 13:30 në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit do të bëhet hapja e ofertave të mbyllura dhe të njëjtat. do të bëhen publike gjatë hapjes, duke siguruar qasje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit në ankand publik.

Njoftimi mund të gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/01/ankand-publik-04.09.2019.pdf .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme