Një festival muzikor që tërheq mijëra fansa është anuluar pas vdekjes së një vajze 18 vjeçare dhe një djali 20-vjeçar.
Festivali Mutiny në Portsmouth njoftoi këtë mëngjes se dita e dytë e festivalit nuk do të vazhdojë pas dy tragjedive të veçanta, që po hetohen nga policia.
Craig David dhe Sean Paul ishin planifikuar që të performonin mbrëmjen e së dielës.
Asnjë shkak i vdekjes nuk është dhënë akoma, por raportohet se në zonë është përhapur një substancë e dyshimtë.
Hetuesit thonë se vdekjet nuk po trajtohen si të dyshimta.
Fillimisht policia u njoftua për vajzën se ishte ndjerë keq në festival dhe 20 minuta më vonë u gjet i shtrirë në tokë djali.
Të dy u dërguan në spital, por nuk arritën të mbjetonin.