Për herë të parë në 124 vjet histori Maratona e Bostonit nuk do të zhvillohet, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Maratona e përvitshme që mbahet cdo vit në kryeqytetin dhe qytetin më të populluar të Shtetit të Massachusetts-it u anulua nga kalendari për arsye të virusit COVID-19 dhe kjo është hera e parë në histori që nga viti i largët 1897 që në rrugët e Bostonit nuk do të mbahet gara e maratonës. Kjo disiplinë e “mbretëreshës së sporteve” që lidhet ngushtë me legjendën e Filipidit, lajmëtarit të famshëm që përcolli fitoren e lavdishme të Athinasve në betejën e Maratonës ndaj ushtrisë persiane, përfaqëson një ndër garat më popullore në rruzull, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet, gjithmonë e më shumë.
Maratona e Bostonit konsiderohet si një ndër garat më të famshme të kësaj disipline në glob dhe është pjesë e gjashtë garave më të rëndësishme që zhvillohen anembanë globit. Kështu me radhë Maratonat më të njohura në planet janë ato që mbahen cdo vit në Tokyo, Boston, Londër, Berlin, Chicago dhe New York, pra tre nga gjashtë garat më të rëndësishme zhvillohen pikërisht në Shtetet e Bashkuara. Maratona e Bostonit ishte programuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 20 prill, megjithatë gjithcka u shty për në datën 14 shtator, sidoqoftë këtë herë organizatorët vendosën të heqin dorë përfundimisht dhe lajmi u konfirmua nga vetë Kryebashkiaku i Qytetit të Bostonit Marty Walsh. Kryetari i 54 i Bashkisë në historinë e këtij qyteti deklaroi se maratona e sivjetshme nuk mund të zhvillohet për shkak të frikës së madhe që ekziston për shëndetin publik, prej përhapjes së koronavirusit dhe 53-vjecari I lindur pikërisht në Boston shpjegoi se nuk ka asnjë mundësi që kjo garë të mbahet rregullisht pa nxjerrë në rrugë njerëz të shumtë. Maratona e Bostonit është më e vjetra dhe gara e parë daton më datën 19 prill të vitit 1.897.
Është një aktivitet që organizohet përherë në “ditën e patriotëve”, pra të hënën e tretë të muajit prill dhe u inspirua nga suksesi I kësaj disipline, në Lojërat Olimpike të Athinës që u mbajtën në vitin 1.896 dhe përfaqësojnë edhe Olimpiadën e Parë të kohëve moderne. Vitin e kaluar garat u fituan nga atletët afrikanë, kështu keniani Laërence Cherono që ka kohën e 18 më të mirë të të gjitha kohërave fitoi garën e meshkujve, ndërsa te femrat spikati 28-vjercarja etiopiane Worknesh Degefa, që është autore e kohës së pestë më të shpejtë të arritur ndonjëherë në këtë disiplinë, kohë e fiksuar për më tepër pikërisht janarin e vitit të kaluar në Dubai.
Marty Walsh e konfirmoi një lajm të tillë në një konferencë për shtyp, ku 53-vjecari deklaroi se për herë të parë në histori Maratona e Bostonit do të zhvillohet në mënyrë virtuale. Kjo garë nuk do të jetë e mundur për t’u zhvilluar në kushte normale as më datë 14 shtator dhe as në ndonjë ditë tjetër të vitit 2020 tha Ëalsh, ndërkaq ai konfirmopi se të gjithë atletët pjesëmarrës që ishin regjistruar do të dëmshpërblehen. Përsa i përket garës virtuale cdo atlet që do ta përshkojë distancën e 42,195 km brenda 6 orëve do të dekorohet me një medalje të vecantë.
Garat virtuale do të mbahen nga data 7 deri më 14 shtator dhe cdo atlet që ia del të përfundojë garën do të meritojë përvec medaljes edhe një bluzë me mëngë të shkurtra, me një numër mbi të. Në Maratonën e Bostonit marrin pjesë cdo vit 30.000 vetë dhe kjo garë ndiqet përreth itinerarit të përcaktuar nga afërsisht 1 milion spektatorë. Massachusetts përfaqëson vendin e pestë më të prekur në Shtetet e Bashkuara nga pandemia e koronavirusit, me 94.220 raste infektimi, prej të cilëve sipas Universitetit Johns Hopkins kanë humbur jetën plot 6.547 vetë, duke e bërë në këtë mënyrë Massachusetts-in vendin e tretë në Shtetet e Bashkuara përsa I përket rasteve fatale me virusin COVID-19.
Një vendim i tillë u mbështet edhe nga guvernatori I këtij shteti Charlie Baker, gjithsesi anulimi i kësaj gare i ka shkaktuar gjithashtu humbje tepër të mëdha qytetit, sepse sipas përllogaritjeve të thjeshta maratona I jep qytetit përfitime me vlerën e 200 milionë dollarëve, pa harruar aspak edhe faktin që 36 milionë nga fondet e grumbulluara nga organizatorët për zhvillimin e kësaj gare shpërndahen për bamirësi.