Anulohet procesi zgjedhor në Tërnoc të Preshevës

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Në Tërnoc të Preshevës është anuluar procesi zgjedhor në të cilin kishte për t’u votuar Shaip Kamberi si deputet shqiptar për Kuvendin e Serbisë.

Tërnoci sot kishte për të votuar sërish, pasi gjykata administrative anuloi procesin zgjedhor të 27 majit, ku Shaip Kamberi humbi për 13 vota.

Rrumbullakimi i numrit 16 në 611 fletë votime, e çon atë në parlamentin serb.

Herën e kaluar, kandidatit shqiptar i munguan 13 vota që ia siguronin fitoren, njofton Klan Kosova.

10 ishin të pavlefshme, derisa 6 nga 617 votuesit e Tërnocit, përkrahën Partinë Socialiste të Ivica Daçiq.

Të ngjashme