Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka anuluar fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më datë 14 Qershor 2020.
Në njoftimin e ANP-së nuk bëhen të ditura arsyet e anulimeve, por vetëm kërkohet mirëkuptimi nga udhëtarët.
“Ju njoftojmë se deri më datë 14 Qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 Qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e ANP-së.