Anulohet vendimi i AKP-së për Qendrën e Rinisë

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 16:00 | Nga

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka anuluar vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Qendra e Rinisë.

“Gjykata ka mbajtur një dëgjim publik më 15 qershor të këtij viti. Paditësit janë kreditorë, të cilët në vitin 2012 kanë marrë një aktgjykim te formës së prerë duke i kompensuar ata për dëmin e shkaktuar pas zjarrit”.

“E paditura NSh nuk i ka përdorur asetet në dispozicion për të paguar, por ka kërkuar të negociojë një zbritje, të cilën paditësit nuk e kanë pranuar. Në vitin 2016, AKP ka iniciuar likuidimin. Gjykata ka konkluduar se inicimi i likuidimit përbën një keqpërdorim të së drejtës procedurale, në dëm të paditësit”, bën të ditur kjo gjykatë

Aktgjykimi është marrë nga kolegji i instancës së parë, i përberë nga tre gjyqtarë. Ai hyn ne fuqi menjëherë, por, kundër tij mund të paraqitet ankesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme