Anuloi hyrjen në Big Brother VIP, Beatrix thuhet se është larguar nga Shqipëria

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Situata e fundit në Big Brother VIP në të cilat sërish u përfshinë çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngjallur dinamika të reja brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ishte planifikuar që këngëtarja të ishte në mesin e ish-banorëve që janë futur mbrëmë (e premte) për të shijuar një darkë me banorët e mbetur të shtëpisë, por ajo e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit.

U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

Mos prezenca e saj në darkën e organizuar ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili mbrëmë gjithashtu i shpall finalistë i BB VIP.

Por, pas gjithë kësaj, burime të Prive.al thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

Kujtojmë që Ermal Mamaqi ka bërë një reagim lidhur me gjithë ngjarjen, ku tha se nuk e kishte për qëllim ta mërziste Beatrix dhe e gjitha ishte në formë shakaje.

Mamaqi u shpreh se fakti që ajo tani është lidhur me Donaldin nuk do të thotë që Bora të mos përmendet në prezencën e tij. 

Të ngjashme