ANYN: Bashkia e Tiranës t’i përfshijë nevojat e Rinisë në buxhetin 2019

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) ishte i pranishëm në takimin konsultues të organizuar nga Drejtoria e Rinisë në Bashkinë e Tiranës për buxhetin e rinisë 2019. Anyn përgjatë këtij takimi përkrah vlerësimit të punës së bashkisë Tiranë për zbatimin e Planit Lokal të Veprimit për të rinjtë 2018-2020, u fokusua në disa prej prioriteteve më të rëndësishme të të rinjve, studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet.

Karta Rinore: Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, kërkoi nga përfaqësuesit e Bashkisë që Karta Rinore të përfshihet tërësisht në buxhetin e Bashkisë për vitin 2019 si dhe që Bashkia Tiranë të marrë masa urgjente për vëninen në dispozicion të saj për të gjithë të rinjtë, studentët dhe gjimnazistët në kryeqytet. Karta Rinore, e premtuar që prej vitit 2016, që do të integrohej edhe në kartën e qytetit, ende nuk është bërë një realitet për të rinjtë e Tiranës.

Qendrat Rinore: ANYN, kërkoi gjithashtu ndryshimin e vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, që Qendra Rinore Multifunksionale TEN dhe Ambienti Publik REJA e Fujimotos të aksesohen nga të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile pa pagesë ose me kosto të reduktuar. Si rrjedhojë ANYN i kërkoi Bashkisë Tiranë, që në buxhetin 2019, të alokojë një fond të veccantë për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave kulturore rinore.

Shkolla si Qendër Komunitare: Përsa i përket nismës shkolla si Qendër Komunitare, ANYN dhe Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) kërkuan nga Bashkia Tiranë që për vitin e ardhshëm, përmbushja e misiopnit të shkollave të kryeqytetit si qendra komunitare të buxhetohet, ndryshe nga sa u bë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Punësimi i të rinjve në Tiranë: ANYN kërkoi ndryshimin e formulës aktuale për nxitjen e punësismit të të rinjve në qytet. Bashkia Tiranë ka përfshirë 20 të rinj në programin e saj të praktiës, ku vetëm 16 prej tyre janë punësuar në biznese dhe paguhen nga vetë bashkia. Ndërkohë ANYN kërkoi që Bashkia Tiranë për të rritur numrin e të rinjve të punësuar nga programet e saj të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 6 muaj (të shtrira këto përgjatë një viti kalendarik).

Mbështetja e organizatave dhe nismave rinore: ANYN, theksoi se në këtë proces, rëndësi ka edhe informimi i të rinjve dhe i organizatave të shoqërisë civile për mbështetjen e tyre dhe  iniciativave rinore, përmes buxhetit të Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Aktualisht shumë nga organizatat kanë zero informacion mbi buxhetin dhe procedurat për aplikimin në të.

Nga ana tjetër ANYN e vlerësoi këtë takim konsultues si një pjesë e rëndësishme e përfshirjes së të rinjve në proceset konsultuese dhe vendimarrëse për buxhetin e rinisë, duke e fokusuar e këtij të fundit në zbatimin dhe përmbushjen eqëllimit dhe objektivave të Planit Olkal të Veprimit 2018-2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme