Bashkia e Tiranës miraton 300 dëmshpërblime të tjera për tërmetin e 21 shtatorit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën tjetër të familjeve që do dëmshpërblehen për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre nga tërmeti i 21 shtatori.

Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme miratoi listën e tretë të dëmshpërblimeve me 300 familjet e reja të cilave u është dëmtuar pjesërisht banesa nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë , 300 dosje të reja për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shtatorit 2019, transmeton TCh.

“Sot kemi listën e fundit që na ka ardhur nga miku ynë Aldrini. Në kohë rekord ka procesuar 300 dëmshpërblimet e fundit, pra kaluam njëherë 500, njëherë 507, ndaj kalojmë 1307 dëmshpërblime të tërmetit të parë. Përveç dëmshpërblimeve keni parë me kryeministrin kemi hapur edhe disa nga shtëpitë e reja që u adoptuan pas atij tërmeti, ndaj teksa marrim pak frymë nga emergjenca e këtij tërmeti, likuidojmë edhe gjithë dëmet e tërmetit të parë”, u shpreh Veliaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme