Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) apelon të bashkatdhetarët që para se të nisen për të ardhur për pushime në vendlindje me veturat e tyre, të bëjnë sigurimin online të veturës së tyre për territorin e Kosovës, duke hyrë direkt në faqen zyrtare të BKS-së
Duke hyrë në linkun e BKS – Polica e Sigurimit Kufitar (bks-ks.org) për rreth 1 minutë ju do të bëni sigurimin online të veturës suaj dhe në momentin kur vini në Kosovë në pikën kufitare nuk do të prisni fare.
“Të nderuar bashkatdhetarë për të eliminuar në zero kohen e pritjes, ju lutemi nxjerreni online policën e sigurimit dhe kur vini në Kosovë nuk do të prisni fare në pika kufitare” thuhet në apelin e BKS-së për bashkatdhetarët.