Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për të mbajtur në fuqi masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj Belinda Ballukut, ministres së jashtme të Shqipërisë.
Ndërkohë, ka marrë vendim pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Këto vendime vijnë pas ankesës së Belinda Ballukut për vendimin e shkallës së parë të gjykatës.
Vazhdimi i masës së sigurisë është bërë edhe për vartësit e saj.