Apeli lë në fuqi dënimin për grupin e “Badocit”

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 12:56 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M, ndërkaq aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.07.2016, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer veprën penale “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ndërsa njëri nga ta për “ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit. Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.

Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pa bazuara.

Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejtë ligjin penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme