Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë N.Sh dhe H.Sh.
Në këtë mënyrë Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018.
Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje: “Marrje ryshfeti “ dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, Ndërsa i pandehuri N.SH. edhe për shkak të veprës penale “Ndihmë (në marrje ryshfeti)”.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, transmeton Klan Kosova.