Apeli liron nga paraburgimi 39 policët

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 17:31 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës, me anë të dy aktvendimeve të ndara, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit 39 të pandehurve, dhe atë të arrestit shtëpiak 20 personave të tjerë.

Grupit të parë, siç theksohet në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit të Kosovës, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, ndërsa grupit të dytë masa e arrestit shtëpiak u është zëvendësuar më atë të paraqitjes në stacion policor.

“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë, se në cilësi të zyrtarëve policorë, në rajonin e Mitrovicës, kanë kryer veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Marrje e ryshfetit, vepra këto te sanksionuara në bazë te dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerëson se është i drejtë qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë, se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer këto vepra penale ngase në shkresat e lëndës ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë dyshim. Por kjo gjykatë nuk mbështetë konstatimet e gjykatës themelore, se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë ose përsërisin veprat penale, ngase të njëjtit janë pezulluar nga pozitat e tyre”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Sa i përket caktimit të paraburgimit mbi bazën e veçantë të rrezikut të ikjes, Apeli konstaton se ky rrezik mund të evitohet edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme