Apeli liron nga paraburgimi deputetët e Vetëvendosjes

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 17:00 | Nga

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit, me vendim të Gjykatws së Apelit janë liruar nga paraburgimi, ndërsa iu është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës, Arbër Jashari. Ai ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.

Seanca e radhës ndaj deputetëve, që akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, pritet të mbahet me 1 dhjetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme