Apeli vendos që Grabovcin me shokët e “Pronto”-s ta hetojë Departamenti i Krimeve të Rënda

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 10:12 | Nga

Gjykata e Apelit e ka caktuar si kompetent Departamentin e Krimeve të Rënda, për ta gjykuar rastin ndaj ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputetit Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë të rastit “Pronto”.

Apeli e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e A.G. dhe të pandehurve tjerë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte marr aktvendim me të cilin ka konsideruar se Departamenti për Krime të Rënda nuk është kompetent për ta gjykuar rastin në fjalë ka thënë për KTV-në zëdhënësi i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari.

Aktvendimi ka ardhur pas kërkesës së mbrojtësit të Adem Grabovcit, avokatit Florent Latifaj, parashtruar më 19 prill, me anë të së cilës kishte kërkuar nga gjykatësi Hoti që këtë lëndë ta dërgojë në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sepse sipas tij, për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nuk është kompetent Departamenti i Krimeve të Rënda, por Departamenti i Përgjithshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme