Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

Prishtinë | 07 Nën 2026 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet të mblidhet sot gjatë ditës.

Këtë e ka konfirmuar vetë udhëheqësi i këtij grupit, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, gjatë të enjtes.

Ai ka theksuar se takimi do të jetë disaorësh, gjatë të cilit do të punohet për këtë çështje.

Konjufca ka bërë të ditur se angazhimi i grupit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Të ngjashme