Aplikacion për të mos shpërdoruar ushqimin

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 09:09 | Nga

Në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara, thuajse gjysma e asaj që përgatitet për t’u konsumuar nga njerëzit nëpër tavolina, përfundon në koshat e plehrave.

Për të eleminuar sadopak këtë problematikë të shpërdorimit të ushqimeve, një danez ka vendosur të hartojë një aplikacion.

Bëhet fjalë për aplikacionin “To Good to Go”, përmes të cilit njerëzit mund të porositin një ‘ushqim shumë të mirë për t’u hedhur’ me një çmim minimal nga një restorant apo piceri që kanë pranë, sigurisht nëse restoranti apo piceria janë të regjistruara në këtë aplikacion.

Ushqimi mund të porositet përmes aplikacionit dhe po përmes tij restoranti të cakton orarin kur duhet të paraqitesh, i cili sigurisht që është ai i mbylljes, pasi është larguar klienti i fundit.

Ky aplikacion ka lindur fillimisht në Danimarkë në vitin 2015 dhe brenda një viti ka korrur sukses duke u zgjeruar në Gjermani, Francë dhe Angli.

 

Të ngjashme